Ivan Rakitic po i vijon pushimet e tij në Paris së bashku me bashkëshorten Rakel mauri dhe vajzat e tyre Alte e Adara. Andaluziania iu drejtua menjëherë rrjeteve sociale për të publikuar fotot e para të këtij udhëtimi të shoqëruara me mesazhin ‘Qyteti i dashurisë #parisiibukur”.
Në një nga fotot e postuara, Rakel pozon e vetme përballë Kullës Eiffel ndërsa në të dytën, po me Kullën e famshme në fond ajo shfaqet bashkë me bashkëshortin e saj Ivan Rakitic teksa japin një puthje romantike. Udhëtimi i Rakitic në drejtim të kryeqytetit francez nuk bëri gjë gtjetër vecse shtloi zërat e merkatos për një kalim të tij te Paris Sën Zhermen.
Përfaqësuesit e futbollistit i kanë mohuar këto zëra duke theksuar se kroatit i pëlqen të qëndrojë te Barcelona. Por duket se kjo nuk ka mjaftuar, pasi në Paris po vazhdojnë ta kenë Rakitic në listën e dëshirave të Paris Sën Zhermenit.
sfidanti.al