Futbollisti më i mirë i vitit 2018, Luka Modriç, e falenderoi idhullin e fëmijërisë së tij, Zvonimir Boban, që erdhi në Madrid që ta bindte atë që të transferohej te Milani, por ia bëri të qartë atij se synimi i tij është që ta çojë deri në fund kontratën me Realin e Madridit, kështu që do të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabe”.
Milani është gati t’i paguajë Realit 40 milionë euro dhe t’i japë Modriçit një pagë prej tetë milionë eurosh në vit, por sidoqoftë kjo nuk ishte e mjaftueshme që mesfushori kroat të bindej që të largohej nga Reali. Kështu, Modriçi është fokusuar te sezoni i ardhshëm, duke shpresuar se me uljen përsëri në stolin e drejtimit të trajnerit Zinedin Zidane klubin “mbretëror” e presin trofe të reja.
Sfidanti.al