“I pashpirt” Reali i Madridit: Të mos luhet më në “Santiago Bernabe”

Reali i ka kërkuar presidencës së La Ligës spanjolle që tre ndeshjet e veta të para të këtij sezoni të mos t’i zhvillojë në “Santiago Bernabe”, për shkak të veprimtarive ndërtimore në këtë stadium legjendar.

Është planifikuar që gjatë verës të zëvendësohet një shtyllë e madhë mbështetëse e stadiumit, kështu që duhet të zëvendësohet pothuajse e gjithë mbulesa e asaj pjese të stadiumit. Në fakt, veprimtaritë ndërtimore do të vazhdojnë më shumë se tre vite, por pjesa më e madhe e punës do të bëhet gjatë kësaj vere.

Reali i Madridit shpreson se presidenca e La Ligës do t’ia plotësojë kërkesën, pasi ajo kështu bëri edhe në rastin e Atletikos së Madridit, kur po po përfundonte puna për stadiumin “Vanda Metropolitano’.

Sfidanti.al