Sharl Lëklerk pa t’i sfumohej ëndrra e fitores së parë në karrierë në Botërorin e Formula 1 në Cmimin e Madh të Austrisë. Në pistën e Shpilbergut, piloti i Ferrarit e pa veten të parakalohej nga Vershtapen kur kishin mbetur 3 xhiro nga fundi i garës, ndërkohë që Valteri Botas plotësoi podiumin teksa u rendit në vendin e tretë duke lënë pas Fetel dhe Hamilton
Ajo e zhvilluar në Austri mund të përshkruhet fare mirë si një garë spektakolare nga xhiro e parë deri te e fundit pavarësisht zhgënjimit të Ferrarit. Leklerk që u nis nga pole position bëri një paraqitje fantastike deri në momentin kur e humbi atë kundrejt Vershtapen në xhiron e 68, që ishte një deja vu e garës së Bahreinit për të. Për pilotin holandez të Red Bullit kjo fitore ishte një përsëritje e suksesit të vitit të kaluar në këtë pistë, por ajo që ka më shumë rëndësi është se ndërpreu serinë e fitoreve të Mercedes, me skuderinë gjermane që këtë radhë duhej të kënaqej me vendin e tretë të Botas, ndërkohë që Fetel e Hamilton u pozicionuan në vendin e katërt të pestë.
Megjithatë pati momente dyshimi për Vershtapen gjatë parakalimit vendimtar të Leklerk pasi u hetua nga komisarët e garës, të cilët në fund nuk morën asnjë masë, ndryshe nga sa ndodhi në Kanada me Fetel e Hamilton. Gjithsesi ky moment nuk ia heq meritat Vershtapenit për këtë fitore me pilotin e Red Bull që e nisi keq garën duke u detyruar të bëjë parakalime të njëpasnjëshme, ndërkohë që në 20 xhirot e fundit ai ishte i papërmbajtshëm.
sfidanti.al