Kinezët e “ringjallin” filozofin e stolit suedezin e pasur me ide

Ish-bosi i Anglisë Sven-Goran Eriksson është emëruar trajner i klubit kinez të kategorisë së dytë Shenzhen FC.

Suedezi 68-vjeçar do të zëvendësojë ish-mesfushorin holandez Clarence Seedorf, i cili mori detyrën korrik, por dështoi për të fituar ngjitjen në kategori.

Eriksson, i cili drejtoi Anglinë nga 2001 deri më 2006, u largua nga ekipi kinez i Super Ligës Shanghai SIPG në nëntor, pas dy vitesh në krye të tij. Ai u pasua nga ish-tekniku i Chelsea dhe Tottenham Andre Villas-Boas.

Shenzhen tha se ata e caktuan Erikssonin për “përvojën e pasur në trajnim, filozofinë e avancuar në futbolli dhe njohjen nga afër të futbollit kinez”.

Sfidanti.al