Tekniku i Uellsit, Chris Coleman do të nderohet me një çmim special të mirënjohjes në Aëards Ëales Sport 2016.
Coleman, 46, e udhëhoqi ekipin e tij në gjysmëfinale të Euro 2016, Kampionati i parë i madh i Uellsit në 58 vjet.
Uellsi nuk është mundur në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2018 dhe do të mbyllë vitin në vendin e 12 të renditjes nga FIFA.
Coleman lindur në Sëansea do të marrë çmimin për arritjet e tij në krye të ekipit kombëtar në ceremoninë në Sallën Hoddinott Kardif të hënën.
“Ky çmim special është njëtitull i merituar për një njeri që e mblodhi kombin së bashku këtë verë”, ka thënë Drejtori BBC për Uellsin Rhodri Talfan Davies.
“Asnjë prej nesh nuk do të harrojë kurrë sesa mirë ndihej kur ndiqte ekipin e shkëlqyer të Uellsit që Chris Coleman e drejtoi në Euro 2016.