Uli Hënes, nga president në kontrollor të supermarketit personal

Futbolli dhe Bajerni janë vetëm një pjesë e jetës së tij, edhe pse një pjesë tepër e madhe. Uli Hënes ka edhe një pjesë tjetër identiteti, dhe kjo ka të bëjë me supermarketet e tij. Gazeta “Bild” e kapi “mat” 68-vjeçarin ndërsa inspektonte marketin “Aldi” në rrethinat e Mynihut, pikërisht në Unterahing. Presidenti bavarez shkoi me makinën e tij deri në supermarket, pastaj hyri brenda dhe kontrolloi sesi ishin gjërat, dhe në një moment, u ul dhe mori disa prodhime që kishin rënë përtokë, duke i vendosur në vendin e tyre. Më pas, ai doli jashtë pa folur me njeri dhe pa blerë asgjë.

“Bildi” thekson se Hënesi i bën shpesh këto udhëtime. Ai ka vite që i merr salsiçet e tij të dashura tek “Aldi” në Unterahing, pranë shtëpisë së tij në Tegernze. Këto salsiçe nuk mungojnë as në festimet e ndryshme të Bajernit, veçse edhe në ato raste, Uli Hënese nuk mund të rrijë pa bërë inspetimin dhe kontrollin e tij.

Sfidanti.al