Rafael Benitez nuk është më trajner i Njukasëllit. Trajneri spanjoll largohet nga klubi anglez pas dështimit të të gjitha tentativave për rinovimin e kontratës së tij që skadonte në 30 qershor. vetë klubi i Njukasëllit bëri të ditur largimin e Benitez nga drejtimi i kësaj skuadre nëpërmjet një komunikate për shtyp.
‘Me shumë zhgënjim bëjmë të ditur lamtumirën e Rafael Benitez nga drejtimi i Njukasëll pas përfundimit të kontratës së tij në 30 qershor të 2019-theksohet në komunikatën e klubit-punuam shumë për të rinovuar kontratën me të, por ishte e pamundur’
Tani për skuadrën e Njukasëllit lind detyra e gjetjes së trajnerit të ri dhe sipas bookmakersave, më të kuotuarit janë Gerri Monk dhe Xhenaro Gatuzo të ndjekur nga Houi dhe Zhoze Murinjo, me këtë të fundit që bëhet pretendenti numër 1 në rast se Njukasëll ndryshon pronësi dhe shkon në duart e sheikut Al Nahjan. Përsa i përket Benitez, spanjolli duket se e ka të ardhmen e tij në Kinë pikërisht te skuadra e Dalian Yifang që ofron 15 milionë Euro në sezon.
sfidanti.al