Hipokrizi me ikjen e Agollit: Karabaku u dobësua,  Kombëtarja u forcua ?!

Sa herë që ekipet tona janë gati për t’u ndeshur në Champions, si një zakon i hershëm në trevën tonë, shfaqen „spiunë“ që na lehtësojnë barrën e rëndë të kompeticionit. Kështu, kur Partizani pret të ndeshet në Champions me Karabakun, në vend të frikës së shfaqur nga disa , madje edhe nga media, mesfushori Memushaj paska thënë „ Karabaku nuk është më kaq i frikëshëm, sidomos pas ikjes së Ansi Agollit“.  Sikur të ishte e vërtetë, do të puthnim dorën që hodhi shortin, por, duke njohur zakonin e vjetër të qokave „midis shqipeve të topit“,  fraza tingëllon si humor që tenton të lehtësoj dhimbjen…

Në kohën e trajnerit De Biazi në Kombëtare, atëherë kur filloi  „tradhëtia“ me mbrojtësin Agolli, ku për t’i marrë shiritin e kapitenit u zbulua  mosha mbi shpatullat e tij, ka patur mendime të ndryshme. Disa thonin se Ansi kur vrapon në krahun e majtë nuk i gjëndet mosha, ndryshe nga disa të tjerë që nuk i kishin vitet e Agollit, por në lojë tregonin moshë më të madhe. Edhe pse misioni për largimin e tij u duk disi i sforcuar, në atë kohë shokët e tij të armëve në Kombëtare, qoftë Memushaj, qoftë dikush tjetër si Hysaj apo Bersiha, nuk na treguan se çfarë ndodhi me pas.. u forcua apo u dobësua Kombëtarja? Apo është më komode, arsyetim  më shqiptar kur  „dobësohet“ vetëm Karabaku pa Ansin, kurse në Kombëtare ikin e vijnë Ansa , duke vërtetuar se trajnerët e huaj ndryshojnë nga origjina, nga emrat, por ndryshimi trazues i formacionit dhe „zbulimi“ i talenteve në çdo grumbullim mbetet një cikël i pacënueshëm…

Sfidanti .al