Portieri legjendar italian, Xhanluixhi Bufon, i dha fund “episodit” të tij njëvjeçar te PSZH-ja e Parisit, nga ku ai u largua me titullin e kampionit të Francës, por edhe me një shije të hidhur, për shkak të eliminimit të hershëm nga Liga e Kampioneve, ndërkohë që PSZH-ja u mund edhe në finale të Kupës së Francës.
Disa informacione bëjnë të ditur se Bufoni ende nuk po mendon që të tërhiqet dhe se ai ka oferta nga Parma, me të cilën ai ka filluar karrierën e tij, dhe nga disa klube të tjerë.
Sidoqoftë, ka shumë njerëz që thonë se ka ardhur koha që Bufoni ta lejë futbollin në fushë dhe një nga ata është portieri tjetër legjendar italian, Xhanluka Paljuka.
“Pa dyshimin më të vogël, unë them se Bufoni është portieri më i mirë gjatë 20 viteve të fundit. Ai ka qenë vazhdimisht konstant, shkurt një portier i kompletuar. Si një mik i mirë i tij, unë i rekomandoj atij që ta respektojë karrierën e vet, sepse vazhdimi i saj sjell rreziqe. Është e dëshpëruar që ai të ketë një fund karriere si Toti, prandaj unë e këshilloj që ai t’i japë fund menjëherë karrierës së tij në fushë”, deklaroi Paljuka.
Sfidanti.al