Real Madrid, Jovic prezantohet me ambicie: Dua të fitoj Ligën e Kampioneve

E mërkura ishte dita prezantimit të Luka Jovic te Reali i Madridit. Klubi merenges e bleu sulmuesin 21 vjecar serb nga Ajntrahti i Frankfurtit duke paguar 60 milionë Euro për kartonin e tij.

‘Sot jam njeriu më i lumtur në botë, ëndërroj të fitoj Ligën e Kampioneve-tha Luka Jovic gjatë prezantimit të tij teksa konfirmoi edhe një detaj për të cilin kishte folur presidenti Florentino Perez-është e vërtetë, kur isha i vogël kam fjetur me fanelën e Realit të Madridit. Si të gjithë fëmijët ëndrërroja këtë skuadër’
Jovic u shfaq i emocionuar, por deklaroi se do që të hyjë sa më shpejt të jetë e mundur në mekanizmat e skuadrës së tij të re. ‘Nuk kam folur as me Zidan e as me Serhio Ramos e Modric, por do ta bëj shpejt. Te Ajntrahti luaja si sulmues i parë, por nuk bëja vetëm këtë rol, do të jetë trajneri ai që do të vendosë. Shpresoj që të mësoj shumë nga Benzema’

Ditën e enjte Reali i Madridit do të bëjë edhe prezantimin e Eden Hazard dhe Jovic nuk i kurseu elozhet për shokun e tij të ri të skuadrës.

‘Është një futbollist fantastik, një ndër më të mirët në botë. Do të jetë dicka e bukur të jesh me të në të njëjtën skuadër-tha 21 vjecari Luka Jovic’.

sfidanti.al