Deri tani janë shpenzuar 118 milionë euro për lojtarët e rinj. Tek Bajerni kanë ardhur tashmë francezët kampionë të botës, Benzhame Pavar dhe Lukas Hernandez, por fokusi është i gjithi tek lojtari i tretë. Dëshira e madhe është për Leroi Sanenë e Mançester Sitit, dhe kjo mund të bëjë që të shpenzohen jo 85 milionë euro siç mendohej deri tani, por edhe më shumë.
Gjithsesi, problem është që Sane nuk e ka ndarë mendjen se çfarë do të bëjë, dhe mund të bjerë dakord për një zgjatje kontrate në Angli. Çfarë plani B ka Bajerni? Bavarezët e dinë se do të jetë e vështirë, pasi Julian Drakslerin nuk e marrin dot nga Paris SG. Po ashtu, talenti i ri Kallëm Hadsën-Odoi duket se do të nënshkruajë kontratë të re me Çelsin, ndërsa Timo Verner vështirë se vjen nga Lajpcigu para vitit 2020.
Zgjidhja vjen nga Kina. Ish-lojtari i Atletikos së Madridit, Janik Karrasko, futbollit i kombëtares së Belgjikës, dëshiron të kthehet në Europë pas 1 viti e gjysmë në Lindjen e Largme. Për Bajernin, ai do të kushtonte jo më shumë se 30 milionë euro.
Sfidanti.al