Argjentinasi i Junajtidit, Roho, arrati nga hoteli për një … uiski!

Ishte një udhëtim normal, kohë pushimesh në një nga plazhet më të mira të botës, gjë që ia lejon statusi i tij prej futbollisti profesionist në Premier Ligë. Gjithsesi, nuk qe e thënë që pushimet e verës të ishin shlodhje dhe kënaqësi për Markos Rohon, pasi mbrojtësëi i Mançester Junajtidit u detyrua të braktiste një hotel luksoz në Ishujt Karaibe. Argjentinasi 29-vjeçar u tmerrua dhe nuk u mendua dy herë kur mësoi se një turist kishte gjetur vdekjen, dhe shkaku thuhej se ishte thjesht një gotë uiski.

Jo vetëm kaq, por tmerri më i madh ishte se fatkeqi me emrin Robert Bell Uollas, 67-vjeç, ishte viktima e katërt në dy muaj, në të njëjtin ishull. Roho njoftoi Hotelin dhe Kazinonë “Shkëmbi i Ashpër” (Hard Rock Hotel & Casino) se do të largohej, dhe me të vërtetë iku me të shpejtë nga Republika Domenikane. Futbollisti e mori vesh me vonesë ngjarjen e rëndë, sepse ishte larguar për peshkim, por me t’u kthyer, nuk deshi të rrezikonte veten dhe familjen. Kuptohet, që shqetësimi nuk do të zgjasë shumë, pasi ai do të gjejë një vend tjetër për të pushuar, por ditët e pushimeve për lojtarët janë të kufizuara.

Sfidanti.al