Kush ju duhet që të dilni kampion Evrope, vallë një trajner autësh?

Para afro një viti, Liverpuli solli në stafin e trajnerëve Tomas Gronenmarkun si trajner i parë për ekzekutimin e auteve në Premier Ligë që ishte edhe specialisti i parë për këtë pjesë të futbollit në një klub anglez.

Ky specialist danez që më parë kishte punuar në disa klube në vendin e vet dhe Gjermani, erdhi në klubin e “të kuqve” me sugjerimin e trajnerit Jyrgen Klop.

“Vitin e kaluar, Jyrgen me mori në telefon, ne lamë takim dhe shumë shpejt unë fillova punë pranë tij. Punësimi im nga Liverpuli ishte një ëndërr e imja, sepse unë jam tifoz i tij dhe triumfi në Ligën e Kampioneve është kulmi në karrierën time”, vuri në dukje eksperti i auteve, Gronenmark.

Sfidanti.al