Duranti nuk luan sërish, Golden Stejti ngjan me një spital

Këtë batutë edhe thotë njëri nga lojtarët qendër, Endrju Bogat. “Kur shikoj në dhomën tonë të zhveshjes, më duket si një sallë spitali”, – tha basketbollisti i kampionëve. Golden Stejti do të ndeshet gjatë mëngjesit të sotëm me Toronton duke mos e pasur sërish Kevin Durantin. Trajneri Stiv Kerr e konfirmoi zyrtarisht mungesën e dy herë lojtarit më të mirë të finaleve të NBA-së. Mungesë edhe lojtari qendër, Kevin Lunej, një nga më aktivët e sezonit, por për fat është kthyer Demarkus Kouzins.

Në dyshim mbetet edhe kapiteni Klej Tompson (në foto), i cili doli me dëmtim në kavilje nga ndeshja e dytë e finaleve të NBA-së, luajtur në Toronto. Tompson është stërvitur, por stafi mjekësor dhe trajneri duhet të marrin një vendim. “Nuk e shoh veten time që të mos luaj, – tha kapiteni, – nuk kam pasur dhimbje të madhe. Personalisht, jam gati dhe shpresoj që para ndeshjes të jem edhe më mirë, dhe të jem në parket”. Finalet e NBA-së janë në barazim 1-1, pas dy ndeshjeve të para në Toronto.

Sfidanti.al