Një baba me pesë fëmijë vendosi të martohej për së dyti. Ishte Diego Pablo Simeone që shkëmbeu, më në fund, unazat me të dashurën e tij prej 5 vitesh, Karla Pereirën, e cila i ka dhuruar dy fëmijë. Ceremonia e martesës ishte tërësisht e rezervuar, aq sa mund të thuhet sekrete, dhe më pas çifti shkoi me pushime në Karaibe. Modelja argjentinase u njoh me Simeonen në 2014, dhe më pas u fejuan në fillim të këtij viti.
Trajneri 49-vjeçar i Atletikos së Madridit ka dy vajza me Karlës, Françeskën 3-vjeçare dhe Valentinën e lindur në shkurt. Simeone dhe gruaja 33-vjeçare do të bëjnë edhe një ceremoni më publike të martesës në Toskanë të Italisë. Ai ka 3 fëmijë nga martesa e mëparshme me Karolina Baldinin, që të tre djem. Nuk dihet nëse trajnerit i kanë mbetur më “fishekë” tani pas martesës së dytë.
Sfidanti.al