Në Stamboll u fitua një Champions me 12 minuta të jashtëzakonshme. Në Bourthemuth u humb një ndeshje me 15 minuta të çmendura. Është gjithnjë Liverpuli ai që lumturohet apo zhgënjehet totalisht. Në epërsi 3-1, dhe me ndeshjen krejtësisht në kontroll, të kuqtë i shkaktuan një krizë nervash trajnerit të tyre, Jurgen Klop, duke treguar gjithë adoleshencën e tyre.
Disfata 3-4, shkaktuar në minutën e fundit, bëri që Liverpuli të mbetet 4 pikë prapa Çelsit në Premier Ligë, dhe të kalohet edhe nga Arsenali që fitoi një ditë më parë. Gjithçka bëhet më e rëndë kur mëson se humbja u vulos në minutën e 93-të nga Nathan Ejk, lojtari i dhënë hua nga Çelsi tek Bornemuthi.
Sadio Mane dhe Divok Origi i dhanë një epërsi solide liverpulasve në vetëm 23 minuta lojë, dhe u duk se mungesa e rëndësishme e Kutinjos do të kalonte pa u ndjerë. Jo vetëm kaq, por Emre Xhan rivendosi epërsinë prej dy golash pasi Uilson shënoi me penallti për vendasit. Ishte minuta e 64-ët, por sërish ishte shpejt, për një Liverpul që shumë pak herë nuk ka pësuar gola nën drejtimin e Klopit.
Sesa i luajtur mendsh u tregua ekipi i kuq e tregon statistika. Vetëm në 2.2 për qind të rasteve një skuadër në Premier Ligë ka humbur ndeshjen duke qenë 2-0 në epërsi në pushim.