Dani Alvesh dhe Joana Sanz është një prej cifteve më të konsoliduara në botën e futbollit. Ata u njohën gjatë periudhës kur mbrojtësi brazilian ishte pjesë e Barcelonës dhe së fundmi kanë festuar përvjetorin e martesës së tyre. për këtë arsye modelja spanjolle iu drejtua rrjeteve sociale për t’i dedikuar një mesazh romantin bashkëshortit të saj
‘Jam shumë e lumtur që jam përkrah njeriut më të mirë që është shfaqur në jetën time edhe për një vit tjetër-shkruante Joana Sanz në postimin e saj-jam e lumtur që kemi qarë së bashku distancar dhe qe kemi qeshur së bashku në eksperiencat e mrekullueshme që kemi përjetuar. Jam totalisht e lumtur dhe të falenderoj që erdhe në jetën time. Le të festojmë sa më shumë përvjetore sepse kam ende shumë gjëra për të treguar’.
sfidanti.al