Armstrong rrëfehet: Dopingu, mënyra e vetme për të fituar; ishte ilegal, por do ta ribëja

‘Bëmë gjithcka që duhet të bënim për të fituar. nuk ishte e lejuar por nuk do të ndryshoja asgjë-kjo është ajo që deklaroi lens Armstrong në një intervistë për NBCSN që do të transmetohet në ekran javën e ardhshme nga e cila u shkëputën disa pjesë.

‘Nëse do të kthehesha prapa nuk do të ndryshoja asgjë-deklaroi ish ciklisti që fitoi 7 herë Turin e Francës, tituj të cilët iu hoqën pasi pranoi përdorimin e substancave të gabuara-nuk do ta ndryshoja mënyrën sesi veprova. Nuk do të ndryshoja leksionet që mësova. Nuk do të kisha mësuar asgjë nëse nuk do të kisha bërë atë që bëra. Nuk do të isha hetuar e ndëshkuar nëse nuk do të kisha bërë këto veprime. Nëse nuk do të kisha përdorur doping e nëse nuk do të kisha thënë gjë, nuk do të kishte ndodhur gjë prej gjëje. është sikur kjo të ishte ajo që doja, sikur doja që të më zbulonin. Isha një pre e lehtë’

sfidanti.al