Edhe për Vinsent Kompani erdhi koha; Belgu lë Mancester Sitin pas 11 sezonesh

Nuk janë të paktë lojtarët që këtë vit kanë vendosur të lënë skuadrat e tyre respektive me idenë për të përjetuar aventura të reja dhe një prej tyre është edhe Vinsent Kompani. Kapiteni i mancester Sitit deklaroi largimin nga skuadra kampione e Anglisë pas 11 sezonesh dhe këtë e bëri 1 ditë pas fitores së kësaj skuadre në Kupën e Anglisë.

I bashkuar me Citizens në vitin 2008, Kompani që tashmë është 33 vjec, gjatë kësaj periudhe ka fituar 4 tituj kampion në Angli, 2 FA Cup, 4 Kupa të Ligës dhe 2 Community Shield duke zhvilluar 360 ndeshje e shënuar 20 gola.

Tashmë e ardhmja e Kompani është në Belgjikë pasi ai do të bashkohet me skuadrën e Anderlehtit për të qenë në rolin e trajnerit-lojtar. Ndërkaq,futbollisti ka bërë edhe ndarjen me tifozët e Citizens nëpërmjet një letre të hapur

‘Sapo mbyllëm një sezon të pabesuaeshëm, i 11 për mua te Manchester City-shkruante Kompani në letrën e tij-nuk më besohet që po e shkruaj këtë, por ky sezon është edhe i fundit për mua këtu. Ka ardhur koha që të largohem dhe unë nuk ndjej asgjë tjetër përvec mirënjohjes’.

sfidanti.al