Cështja Semenya, mjekët: Mos u jepni medikamente sportieve hiperandrogene

Cështja Caster Semenya është e destinuar që të diskutohet për një kohë shumë ta gjatë. tashmë në ambientet sportive kanë shpërthyer polemikat pas vendimit të IAAF për të detyruar sportistet hiperandrogene që të marrin kurë hormonale për reduktimin e nivelit të testosteronit. ajo që ka dalë me forcë kundër një vendimi të tillë është Shoqata Botërore e Mjekësisë me seli ne Ferney-Voltaire në Francë dhe që përfaqëson më shumë se 10 milionë mjekë të 124 vendeve të botës.

Kjo shoqatë që e kontestoi vendimin e IAAGF në sensin etik, u kërkoi anëtarëve të saj që të mos u jepnin  medikamente sportisteve me hiperandrogenizëm, ndërkohë që presidenti Ajdelman theksoi se ky vendim është marrë në bazë të provave të dobëta të dala nga një studim i vetëm dhe shumë i debatuar në brendësi të komunitetit shkencor dhe që nuk duhet aplikuar

Ndërkaq, një komision i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar do të studiojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv pasi të marrë në dorëzim të gjithë dokumentacionin. Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë presidenti i këtij institucioni, Tomas Bah gjatë takimit vjetor të Komitetit Olimpik Australian i cili theksoi se IOC respekton vendimet e CAS, por ky rast është shumë kompleks dhe i vështirë për të vënë drejtësi pasi ka një impakt shkencor, etik dhe në fair play.

sfidanti.al