Nëse Reali i madridit dëshiron të kompletojë me sukses projektin e tij për sezonin 2019/2020 duhet që të shpenzojë rreth 540 milionë Euro për blerje futbollistësh. Tashmë klubi madrilen dhe trajneri Zinedine Zidane i kanë identifikuar objektivat e tyre që janë Pogba, Hazard, Eriksen, Ndombele dhe Jovic, ndërkohë që në verë do të mbërrijë në kryeqytetin spanjoll 21 vjecari Militao. Reali i Madridit është i ndërgjegjshëm se blerja më e kushtueshme, por edhe më e komplikuar do të jetë ajo e Pogbasë. Sipas informacioneve që vijnë nga media britanike, Mancester Junajtid do të kërkojë 150 milionë Euro për mesfushorin francez.
Për Eden Hazard, Celsi kërkon 112 milionë Euro edhe pse kontrata e belgut skadon në vitin 2020, një situatë në të cilën është edhe Kristian Eriksen. Në rastin e danezit, Tottenham duket se pretendon të arkëtojë nga shitja e kartonit të tij 100 milionë Euro, ndërkohë që Los Blancos e vlerësojnë 85 milionë. Megjithatë cmimi i Eriksen mund të rritet ndjeshëm nëse Tottenhami do të jetë në gjendje të eliminojë Ajaksin dhe të kualifikohet për në finalen e Ligës së Kampioneve
Këtyre 3 emrave u shtojmë atë të Ndombele për të cilin Lion kërkon 80 milionë Euro dhe të Jovic të Ajntrahtit të Frankfurtit. Sipas asaj që është publikuar te e përditshmja AS, bisedimet me Realit të Madridit dhe sulmuesit serb kanë avancuar dhe kostoja e operacionit të tij mund të arrijë në 60 milionë Euro.
Me një ,llogari të thjeshtë matematikore, këta 5 lojtarë në total kushtojnë 487 milionë Euro dhe nëse kësaj shifre i shtojmë 50 milionë Eurot që tashmë Reali i madridit ka paguar për Militaon, atëherë kostoja totale e projektit të klubit merenges shkon në rreth 540 milionë Euro
Nëse realizohet, ky investin do të jetë një rekord pasi do të kalonte shifrën e 435 milionë Eurove që Reali i Madridit ka shpenzuar për blerjen e 23 futbollistëve në 5 vitet e fundit. Por për të përballuar shpenzime të tilla marramendëse, Realit do t’i duhen edhe burime të ardhurash, nga njëra anë janë fondet e klubit 150 milionë Euro, nga ana tjetër janë arkëtimet që mund të sigurohen nga shitja e disa prej futbollistëve si Bejl, Hames apo Kovacic pa harruar këtu akordin e ri me Adidas që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, akord që do t’i sigurojë Realit të Madridit mbi 100 milionë Euro në vit.
Por edhe këto duket se nuk do të mjaftojnë dhe Realit do t’i duhet të kërkojë kredi të tjera bankare që do t’i bashkohen asaj prej 575 milionë Eurosh të siguruar për Bernabeun e ri
sfidanti.al