15 prill 1989 është data kur u regjistrua ajo që konsiderohet tragjedia më e madhe sportive, ajo e Hillsborou ku humbën jetën 96 tifozë të Liverpulit gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Anglisë me Notingem në Shefild, pas një kaosi të madh të krijuar pas shtyrjes dhe përplasjeve të tyre.
Tani pas 30 vitesh, Liverpuli përkujton këtë ngjarje të rëndë. Persona të shumtë u shfaqën ne St.George’s Hall teksa ndezën fenerët në nder të 96 viktimave të kësaj tragjedie ndërkohë që u shfaq edhe një pankartë ku shkruhej ‘Never Forgotten’. Në orën 15:06 që korrespondon me kohën kur u zhvillua ndeshja mes Liverpulit dhe Notingemit, në qytetin e Liverpulit pllakosi heshtja ndërkohë që në ndërtesa të ndryshe u shfaqën flamujt në gjysmështizë.
Në këtë ditë përkujtimore të pranishëm ishin edhe futbollistët dhe stafi teknik i Liverpulit të cilët vendosën kurora me lule te St.George’s Hall. U deshën më shumë se 2 dekada që të gjendej përgjegjësi i vërtetë i kësaj ngjarjeje tronditësë dhe bëhet fjalë për shefin e policisë David Duckenfield, i cili do të duhet të shfaqet sërish në sallën e gjyqit, duke qenë se në seancën e parë të zhvilluar në fillim të këtij muaji, nuk u mor asnjë vendim për të.
sfidanti.al