Rikthehet Champions League, francezi Tyrpën do arbitrojë Juventus-Ajaks

Do të jetë Klemont Tyrpën ai që do të vendosë drejtësi në sfidën e së martës me Juventusit dhe Ajaksit në cerekfinalet e kthimit të Ligës së Kampioneve që do të luhet në Allianz stadium të Torinos. Tyrpën do të ketë në këtë përballje ndihmën e asistentëve të tij, bashkëkombasit Nikola Dano dhe Siril Gringor, arbitri i katërt do të jetë Benua Bastiën.

Tyrpën, 36 vjecar ka gjykuar vetëm një ndeshje të Juventust atë të sfidës së Ligës së Kampioneve me Sporing Lisbonë në Zhoze Alvalade në sezonin 2017/2018 në fazën e grupeve. Në atë ndeshje nuk pati fitues pasi 90 minutat e saj u mbyllën me barazimin 1-1, me portugezët që shënuan të parët me Sezar, ndërkohë që Juventusi barazoi me Higuain.

Në këtë edicion të Ligës së Kampioneve, francezi Tyrpën ka gjykuar ndeshjen mes Interit dhe Tottenhemit e mbyllur 2-1 për zikaltrit dhe Roma-Real Madrid të luajtur në Olimpiko e fituar nga spanjollët 2-0.

sfidanti.al