Simeones po i plas shpirti : dënimi i Kostës është i tepruar..

Trajneri i Atletikos se Madridit, Diego Simeone, pasi mori vesh se një nga lojtarët e tij kryesorë, sulmuesi Diego Kosta, u dënua nga federata spanjolle që ai të mos luajë tetë ndeshje si dënim se ofendoi gjyqtarin Hil Manzano që drejtoi ndeshjen Barcelona-Atletiko, i pezmatuar vuri në dukje:
“Unë kam mendimin se dënimi është i tepruar, madje ne të gjithë si klub konsiderojmë se ai është shumë i rëndë. Diego nuk pati një sezon të mirë, ai ka pasur dëmtime, madje iu nënshtrua edhe operacionit. Dhe, kur kthehesh në fushë mbas një pauze, gjithnjë do të provosh se ti je në gjendje të luash dhe të japësh gjithçka nga vetja”, vuri në dukje Simeone, duke shtuar se ai nuk mendonte se gjyqtarët e trajtojnë Atletikon ndryshe, por, “sidoqoftë, unë them se dënimi i Diego Kostës është i tepruar”.
Sfidanti.al