Euzheni Bushard shijon pushimet; pozon në bikini

Duket se Euzheni Bushard po i kalon shumë mirë pushimet e saj. Tenistja kanadeze që përpara pak ditësh deklaroi një tërheqje nga fushat e lojës për një periudhë të pacaktuar, postoi në profilin e saj në Instagram një sërë fotosh teksa relaksohej në breg të detit me miket e saj

Në foton e parë, Bushard shfaqet e veshur me bikini me ngjyrë të zezë së bashku me dy shoqe të saj, foto që e shoqëroi me mesazhin: ‘Kam 2 kuaj pas meje duke bërë edhe një emoticon që i referohej kësaj kafshe.

Por kanadezja nuk e la me kaq, ajo postoi një tjetër foto të saj, por këtë radhë ishte vetëm, duke pozuar sic vetëm ajo di. në këtë rast fraza që shoqëroi imazhin ishte: ‘Old Toën Road’ (Rruga e qytetit të vjetër). edhe në rubrikën instagram Story ndjekësit e saj mund të shohin sesi e ka kaluar ajo ditën e pushimit dhe jo vetëm kur ishte në breg të detit, por edhe kur tenistja dhe miket e saj dolën për darkë apo për të shkuar në festë.

sfidanti.al