Gazeta spanjolle “Marka” shkruan se Reali dhe Çelsi tanimë janë marrë vesh për transferimin e ylit belg, Eden Hazar, në “Santiago Bernabe” dhe se ky futbollist do të jetë “bomba” e parë në ekipin “galaktikas” të ri.
Në fakt, Eden Hazari ka kohë që e ka shprehur hapur dëshirën se do që të luajë te Reali dhe se ai ka idhull trajnerin aktual të tij, Zinedin Zidane. Ai, në fakt, e ka kontratën me Çelsin deri në verën e ardhshme dhe ky është shansi i fundit i klubit londinez që të sigurojë një shumë të mirë parash nga shitja e Hazarit, sepse përndryshe ai do të mund të largohet si lojtar i lirë dhe Çelsi nuk do të fitojë asgjë.
Media tani ka zbuluar sesa do t’i kushtojë Azari Realit, për të cilin gazeta e mësipërme shkruan se klubi “mbretëror” do të paguajë të njëjtën shumë, 117 milionë euro, sa shiti edhe Kristiano Ronaldon te Juventusi. Nga ana tjetër, Hazari do të marrë një pagë shumë të madhe në Madrid – 400 000 euro në javë ose 1,6 milionë euro në muaj që do të thotë rreth 18 milionë euro në vit. Thuhet se kontrata e Hazarit do të jetë gjashtëvjeçare. Nëse rrumbullakoset e gjithë shuma, atëherë del se Reali do të shpenzojë për Hazarin afro 250 milionë euro!
Sfidanti.al