Klubi i njohur brazilian, “Kruzeiro”, bëri të ditur se ai ka siguruar firmën e futbollistit të ri Zhoao Mendesh që është i biri i Ronaldinjos legjendar. Ky djalosh 14-vjeçar ka siguruar një kontratë pesëvjeçare.
“Ai është një futbollist me përspektivë e me karakteristika interesante dhe unë konsideroj se shumë shpejt ai do të integrohet mirë në ekipin tonë”, vuri në dukje drejtori i shkollës sportive të Kruzeiros, Amarildo Ribeiro, duke shtuar se Ronaldinjo i ri zotëron cilësi mjaft të mira fizike e teknike dhe se ai mund të luajë si sulmues i avancuar dhe po ashtu edhe sulmues i fshehtë. Për më tepër, ai është, pak a shumë, i gjatë dhe zotëron një teknikë mjaft të mirë.
Zhoa Mendesh u bashkua me shkollën e të rinjve të Kruzeiros në maj të vitit të kaluar dhë në fillim nuk tregoi se ai ishte i biri i Ronaldinjos, duke qenë se dëshironte të avanconte mbi bazën e meritave të veta personale. Sidoqotë, sekreti i tij shumë shpejt u zbulua.
Sfidanti.al