Trajneri i Sauthemptonit, Ralf Hazenhetll, bëri një deklaratë interesante, duke krahasuar Bajernin e Mynihut dhe gjashtë klubet më të mirë të Premier Ligës. Më parë, ky trajner austriak ka drejtuar Lajpcigun, kurse tani thotë se ai gjatë një viti ndeshet 12 herë në vit me ekipe që janë të nivelit të Bajernit të Mynihut.
“Në Premier Liga ka gjashtë ekipe që janë të nivelit të Bajernit të Myhihut, kështu që unë, duke qenë në krye të Sauthemptonit, mund të them se luaj 12 herë kundër Bajernit, pra 12 ndeshje, në të cilat është e vështirë të fitosh pikë. Po ashtu, në Angli ka katër ose pesë ekipe që janë të nivelit të Lajpcidut ose Bajer Leverkuzenit. Ne, si Sauthempton, jemi në nivelin e Maincit, Frajburgut ose të Augsburgut”, tha Hazentlli (51 vjeç).
Sfidanti.al