Majk Din fare mirë mund të përkufizohet si tmerri i futbollistëve. Në mbrëmjen e së martës, mes Ulverhemptonit dhe Mancester Junajtid, arbitri nxorri kartonin e kuq të 100 në karrierën e tij dhe viktima e fundit e tij ishte pikërisht futbollisti i Mancester Junajtid, Eshli Jang.
Shifra e 100 kartonave të kuq përbën një rekord për arbitrin 50 vjecar që e arriti këtë kuotë kartonash të kuq në 477 ndeshje të gjykuara. Në total, në Premier League, Din ka ndëshkuar me karton të kuq, 68 futbollistë duke lënë në vendin e dytë Atkinson që për momentin është ndalur në 58 kartona të kuq.
Nëse në këtë histori përfshijmë edhe kartonat e verdhë, rezulton se Majk Din ka arritur në kuotën e 1700 kartonave të dhënë për futbollistët që tashmë janë të tmerruar, por që do të duhet ta durojnë edhe për pak kohë. Kjo për faktin se në 2 qershor Din do të festojë 51 vjetorin e tij dhe karriera e tij si arbitër në Premier League po shkon drejt fundit pikërisht për shkak të limitit të moshës.
sfidanti.al