Aksidenti tragjik i Emiliano Salës, BBC zbulon detaje të reja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në mbrëmjen e 21 janarit ku humbi jetën futbollisti Emiliano Sala që po udhëtonte nga Nantë drejt Kardifit për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re. Rrjeti televiziv britanik BBC bëri të ditur se piloti i avionit me të cilin po udhëtonte argjentinasi, David Ibotson ishte daltonik dhe nuk kishte leje për të pilotuar mjetin gjatë natës. Dhe kjo del pasi në javët e kaluara u mësua se edhe pse ai kishte licencë për të udhëtuar nga Britania në SHBA, ai nuk duhej të merrte pasagjerë në fluturimet e tij në vendet e BE

Një burim i BBC theksoi se daltonizmi është një pengesë për një pilot për marrjen e licencës për fluturimet natën, duke qenë se persona të tillë nuk dallojnë ngjyrat dhe në raste të tilla si ajo e Salës dallimi mes ngjyres së kuqe dhe asaj të gjelbër ka shumë rëndësi.

Gjithsesi për momentin nuk ka asnjë konfirmim për këtë lajm nga ana e Entit të Aviacionit Civil Britanik, ndërkohë që Air Accidents Investigation Branch ka pranuar se licencat e pilotëve vazhdojnë të jenë në qendër të hetimeve. Kujtojmë se trupi i Emiliano Salës u gjet në 6 shkurt mes mbetjeve të avionit, ndërkohë që ai i pilotit nuk është gjendur ende.

sfidanti.al