Juventus mendon për të ardhmen dhe për të përforcuar skuadrën dhe reparti që duket se do të ketë vëmendjen më të madhe është me siguri mbrojtja. Largimi i Benatia dhe mosha e Kielinit e Barxalit i kanë haour dyert Kaseres në merkaton e janarit. Por për vitin e ardhshëm ideja është blerja e një emri të rëndësishëm përsa i përket prapavijës pikërisht në qendër të mbrojtjes. Hapi u parë do të jetë rinovimi i kontratës i Ruganit deri në vitin 2023, më pas do të tentohet blerja e një prej qendërmbojtësve Varan, De Ligt ose Manolas.
Sigurisht ëndrra e Juventusit është De Ligt i Ajaksit, për të cilin Juventusi ishte në avantazh deri pak javë më parë, por që më pas pa që Barcelona të fitojë shumë terren dhe t’i marrë këtë avantazh bardhezinjve. Kështu emri tjetër sugjestionues për Juventusin është ai i Rafael Varan nga Reali i Madridit. Ky i fundit mësohet se u ka komunikuar shokëve te skuadrës se ka ndërmend të largohet nga Reali i Madridit në fund të sezonit pavarësisht kthimit të Zinedin Zidan në pankinë. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’ tashmë të gjithë e dinë këtë objektiv të Varan, por për ta blerë kartonin e tij nuk do të jetë aspak e lehtë për Juventusin që duhet të përballet edhe me konkurencën e Mancester Junajtid, Paris Sën Zhermenit dhe Bajernit të Mynihut. për më tepër, Varan ka në kontratën e tij me klubin merenges një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 500 milionë Eurosh, por Juventusi është gati të ofrojë për 25 vjecarin francez, shifrën prej 60 milionë Euro të destinuara për të paguar kartonin e De Ligt
Opsioni i fundit është Manolas, ndërkohë që shfaqet edhe emri i Romanjolit të Milanit. Qendërmbrojtësi grek mund të jetë objekt i revoluciionit të Romës nëse kjo e fundit dështon të hyjë në zonën Champions, ndërsa për Romanjolin Zonja e Vjetër duhet të bindë fillimisht pikërisht lojtarin e më pas Milanin me këtë të fundit që vështirë se do të lejojë largimin e kapitenit të tij të ri në momentin e rindertimit të skuadrës.
sfidanti.al