Bobo Vieri është zyrtarisht i martuar. ish sulmuesi i Interit dhe përfaqësueses italiane që përpara disa muajsh u bë baba pas lindjes së vogëlushes Stela, lidhi kurorë me të fejuarën dhe njëkohësisht nënën e vajzës së tij, Kostanca Karacolo. Lajmi u publikua nga revista e përjavshme ‘Gente’ sipas së cilës cifti në mënyrë sekrete zhvilloi ceremoninë civile të martesës në Sallën e dasmave në Vilën Litta Modigliani në Milano.
Ai që celebroi martesën e Vierit dhe Kostancës ishte kreu i Njësisë nr.9, Xhuzepe Lardieri me ciftin që ishte i shoqëruar vetëm nga dy dëshmitarë në këtë ceremoni.
sfidanti.al