Dikur luante me fanelën e përfaqësueses kolumbiane, ndërsa tani do të kalojë jetën pas hekurave të qelisë. Kjo është jeta e ish mesfushorit Xhon Viafara i cili është arrestuar në Kolumbi për trafik droge. Arrestimi i Viafarës ndodhi në Hamudi e Medejin në veriperëndim të vendit pas hetimeve të kryera dhe që u drejtuan nga autoritetet amerikane pas një operacioni të përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore.
Sipas Prokurorisë, hetimet e kryera zbuluan se Viafara dhe 4 personat e tjerë të arrestuar ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të drogës dhe kishte lidhje me kartelin famëkeq Clan del Golfo. Mësohet se Viafara e trafikonte drogën në SHBA nëpërmjet Amerikës Qendrore me skaf dhe gjysmënëndetëse për 10 vjet 2008-2018. I njohur me pseudonimin ‘Futbollisti’, Viafara kishte si detyrë pagesën e transportuesit të lëndës narkotike dhe vendosjen e kontakteve për dërgimin e ngarkesave në Amerikën Qendrore. Në vitin 2017 e 2018 policia sekuestroi 2.5 tonë kokainë nga grupi i Viafarës me vlerë 28 milionë Dollarë.
Xhon Viafara nuk është futbollisti i parë kolumbian i përfshirë në trafikun e drogës. Në shkurt Osoria u dënua me 5 vjet në arrest shtëpie pasi tentoi të trafikonte 1 kg kokainë në Spanjë, ndërsa vitin e kaluar ai që u dënua ishte Fredi Rinkon që është aktivizuar me Napolin e Realit të Madridit oër trafik droge e pastrim parash në Panama.
sfidanti.al