Cështja Rabiot vazhdon të mbajë të mbërthyer Paris Sën Zhermenin dhe ajo që rindez polemikat rreth saj është nëna dhe njëkohësisht agjentja e futboillistit, Veronik Rabiot që nuk i kursen aspak kritikat e forta në drejtim të klubit kampion të Francës.
‘Këtu po sulmohet aspekti njerëzor-tha Veronik Rabiot në një intervistë për të përditshmen ‘L’Equipe’ duke iu hakërryer drejtuesve të PSG-Adrien është një i burgosur, madje po mbahet peng nga Paris Sën Zhermen. Së shpejti do të ketë bukë, ujë dhe burg të nëndheshëm. është një ambient mizor’.
Adrien Rabiot dhe Paris Sën Zhermen janë në një ‘luftë’ mes tyre që nga momenti kur futbollisti vendosi që të mos e rinovojë kontratën e tij me transalpinët që skadon në muajin qershor. Kësaj historie i shtihen polemikat e krijuara për praninë e tij në një diskotekë gjatë eliminimit të Paris Sën Zhermenit në Ligën e Kampioneve. Klubi vendosi të marrë masa të ashpra ndaj tij duke e pezulluar futbollistin deri në 27 mars dhe nuk përjashtohet mundësia edhe e zgjidhjes së kontratës.
Një situatë që Veronik e shpjegon pa luajtur shumë me fjalët duke marrë më pas në mbrojtje djalin e saj.
‘Adrien ndihet keq për gjithcka po ndodh-vijoi ajo-ai stërvitet, por nuk dua të them se ku, me kë dhe si. Një futbollist i një niveli të lartë si ai, që nuk është i dëmtuar nuk mund të rrijë 13 ditë pa u stërvitur. dhe e gjithë kjo sepse i është ndaluar të hyjë në fushën e Paris Sën Zhermenit. përse ky klub kujdeset për jetën private të Adrian kur nuk e dëshiron më? Duan që ai të veshë pizhamat në orën 21:00, përpara ndeshjes dhe të shkojë në shtrat në orën 11? Këta njerëz nuk e njohin ritmin e jetës së lojtarëve? Kur një futbollist luan dhe bën punën e tij ka një ritëm të stërvoitjes. Adrien duhet të kujdeset për veten, ta lënë të jetojë’.
Tani pritet episodi i radhës i këtij seriali dramatik….
sfidanti.al