Juventus ‘dridhet’; UEFA hap hetime për Kristiano Ronaldon

UEFA mban në ankth Juventusin për Kristiano Ronaldon. Qeveria e futbollit evropian ka hapur hetime ndaj sulmuesit portugez për gjestin e tij gjatë festimeve për fitoren e Zonjës së Vjetër ndaj Atletiko Madrid ku ai shënoi 3 golat që e cuan skuadrën e tij në cerekfinale të Ligës së Kampione.
Gjesti i Ronaldos ishte një përgjigje ndaj atij të trajnerit të Atletiko Madrid, Diego Pablo Simeone dhe i ngjashëm me të. UEFA i ka nisur hetimet për 34 vjecarin për sjellje jo të përshtatshme dhe vendimin për të do ta marrë në datën 21 mars.

Ajo që do të duhet të përcaktojë UEFA është nëse Ronaldo i tejkaloi kufijtë me gjestin e tij teksa imitonte Simeonen i cili nga ana e tij e kaloi vetëm me një gjobë prej 20 mijë Eurosh dhe të dënojë atë me skualifikim apo jo. Një gjë është e sigurt se Ronaldo do ta paguajë gjestin e tij në aspektin financiar, pasi do të gjobitet nga Komisioni i Disiplinës së UEFA.

sfidanti.al