Prej muajsh UEFA dhe klubet më të rëndësishme evropiane kanë nisur diskutimet për një revolucion të mundshëm në formatin e Ligës së Kampioneve duke nisur nga sezoni 2021 dhe dita e martë mund të jetë vendimtarja. Sipas ‘ëall Street Journal’, pikërisht të martën do të zhvillohet një takim sekret mes Shoqatës së Klubeve Evropiane dhe UEFA në lidhje me këtë kompeticion.
Mësohet se temë e bisedimeve do të jenë modifikimet e mundshme në Ligën e Kampioneve që ka të bëjë me përfshirjen e një sistemi me rënie dhe ngjitje në kategori sic ndodh në Nations League. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është shtyrja e disa ndeshjeve nga mesjava në fundjavë, gjë që do të sillte edhe modifikimin e kalendareve të të gjitha ligave në kontinentin evropian të cilat mund të detyrohen të reduktojnë numrin e skuadrave për të përshtatur kalendarët.
sfidanti.al