Bekenbaueri lë pas sëmundjet, flet për Klopin dhe Kahnin

Jo më kot e ka nofkën “Perandori”. “Kaizer” Franc Bekenbauer është lajm i madh për mediat gjermane, edhe kur thotë mendime që mund të mos jenë gjithnjë të mira për Bajernin (sa për të marrë një shembull). Legjenda e futbollit teuton u shfaq në “Alianc Arena” dhe u intervistua nga “Skaj Sporti” (Sky Sport) pas ndeshjes Bajern-Liverpul, dhe gazetat u lumturuan shumë që ai ishte sërish mirë me shëndet.

“Kaizer Franci” la pas infarktin në zemër dhe operacionin në rrëzë të kofshës, dhe u shfaq shumë mirë”, shkruante gazeta “Bild”. Vetë Bekenbaueri theksoi se “përveç disa dhimbjeve të lehta dhe pasojave të operacionit, mund të them se jam sërish shumë mirë pas kaq shumë kohësh”.

Bekenbauer, natyrisht, nuk u pyet vetëm për shëndetin nga gazetari i “Skaj Sportit”, por edhe për çështje të futbollit, kryesisht për Bajernin. “Kaizeri” vlerësoi se nëse Jurgen Klop do të bëhej trajner i bavarezëve, ky do të ishte një lajm i madh (si ndihen Kovaçi dhe Hënesi?), ndërsa shtoi se “ardhja e Oliver Kahnit në bordin drejtues të klubit të Mynihut do të ishte një “pasurim” i vlerave të tij”.

Sfidanti.al