Barcelona fitoi 3-1 kundër Rajo Valekanos në ndeshjen e fundit të La Ligës, duke vazhduar të ecë me hap të sigurt drejt titullit të radhës të kampionit të Spanjës. Sidoqoftë, mbas ndeshjes së mësipërme në rrjetet sociale po qarkullon një video që i ka entziazmuar tifozët.
Lionel Mesi shënoi një nga golat në ndeshjen e lartpërmendur, por, në të njëjtën kohë, ai bëri edhe një gjest që tregoi sesa i madh është ky njeri. Mbas një dueli me lojtarin kundërshtar në zonën e rreptësisë së Rajo Valekanos, gjyqtari Lopez konsideroi se duhet të jepte penallti në favor të asit argjentinas, kështu që u bë gati që të konsultohej me sistemin VAR, por ishte vetë Mesi që i tha atij se nuk ishte nevoja që të konsultohej me sistemin e ri teknologjik, sepse nuk ishte penallti, gjë që me vonë doli se ashtu ishte. Gjyqtari në fjalë e falenderoi me një gjest Mesin për sinqeritetin e tij.
Mesi është një nga futbollistët më të mirë të botës, ndërsa me gjestin e tij të mësipërm ai tregoi se është edhe sportist i madh.
Sfidanti.a