“Fajin e ka femra”, si Klaudia i dogji Efenbergut emërimin te Shalke

Sipas batutës së filmit tonë “Kapedani”, kemi mësuar se Napoleoni paska thënë se “fajin e ka gjithmonë femra”. Nuk e dimë nëse Bonaparti e ka thënë ndonjëherë këtë, por dimë se nuk është gjithnjë e vërtetë, ndonëse ka raste që po. Një i tillë duket se është ai i Shtefan Efenbergut që nuk arriti të bëhej trajner i Shalkes në 2013.

Nga Gjermania, lajmet janë që Efenbergu dhe presidenti i Shalkes, Tënis u morën vesh me një shtrëngim duarsh, dhe “Efe” thotë se “shtrëngimi i duarve për mua, është si një kontratë”. Gjithsesi, ish-ylli i Bajernit akuzoi Shalken se nuk e mbajti fjalën, por klubi nga Gelsenkirsheni ka version tjetër. Sipas drejtuesve, “fajin e pati femra”, pra gruaja e Efenbergut, Klaudia, që shkeli premtimin e burrit të saj që gjithçka do të mbahej në heshtje deri në emërimin zyrtar. Ajo foli (apo shkroi) para kohe, dhe Shalke bëri “prapakthehu”.

Sfidanti.al