Carls Barkli vazhdon të krijojë ‘armiq’ në NBA me komentet e forta të tij kundër yjeve të këtij kampionati. pas sulmeve ndaj Kajri Irvin e Golden Stejt Uorriors, ish basketbollisti i Finiks Sans bëri ‘viktimë’ të tij edhe LeBron Xhejms. Barkli përfitoi nga fakti që Los Anxheles Lejkërs i ka thënë praktikisht lamtumirën fazës së playoffit në kampionatin amerikan të basketbollit për të ngacmuar me ironi yllin e skuadrës kaliforniane duke e ftuar për të bërë komentin e fazës së playoffit me të.
‘Kam këtu një vend bosh-tha Barkli që i komenton ndeshjet e NBA për TNT-e kam ruajtur për ty për ndeshjet e playoffit duke qenë se do të kesh kohë të lirë’. Shakil O’Nil, një tjetër legjendë e NBA, i tha Barklit ta lërë Xhejms të qetë, por barkli e shtoi dozën e ironisë.
‘Le të vijë një fundjavë të playoffit. Do ta akomodojmë në një hotel të mirë dhe do t’i paguajmë një biletë të klasit të parë. Gjithnjë marrim lojtarë për fazën e playoffit dhe ai nuk është i zënë, kështu që unë e ftoj këtu-vijoi fjalën e tij Carls Barkli.
Është e vërtetë që programi ‘Inside the NBA’ ku merr pjesë edhe Barkli, fton lojtarë në studio kur fillon playoffi , por duket se ish basketbollisti kishte si synim vetë që të ngacmonte ‘Mbretin’ Xhejms për atë cfarë po kalon në këtë sezon me Los Anxheles Lejkërs.
sfidanti.al