Vjen e keqja hapi derën, Vinisius e Lukas Vaskes “kaput” për Realin

Paska qenë sezoni i lajmeve dhe ndodhive të zeza. Pas humbjeve të rënda dhe turpëruese që nga CSKA-ja në Champions, tek Sevilja, Barcelona apo Eibari në kampionat e kupë (sa për të thënë vetëm disa), Reali pati një “dush të ftohtë” në Champions, shoqëruar edhe me dy dëmtime. Ylli i ri, Vinisius, dhe lojtari gjithashtu i ri, Lukas Vaskez, u detyruan të dilnin nga fusha për shkak dëmtimesh, brenda 2 minutash në pjesën e parë.

Vinisius u dëmtua në gju pas një vrapimi të fortë dhe një gjuajtjeje të sforcuar, që e detyroi të rrëzohej keq. U desh ndihma e mjekëve, por thjesht për ta nxjerrë nga fusha dhe tani sulmuesi i ri rrezikon të mos i përgjigjet dot grumbullimit me Brazilin, i thirrur për herë të parë nga trajneri Tite. Brazili do të luajë miqësore ndaj Portugalisë dhe Republikës Çeke.

Sfidanti.al