Legjenda e basketbollit amerikan, Karim Abdul Xhabar shiti në ankand 4 nga 6 unazat e titullit kampion të NBA të fituar në karrierën e tij duke i shitur për 2.8 milionë Dollarë, një veprim ky që u bë për qëllime bamirësie. Gjithcka u organizua nga organizata e bamirësisë ‘Skyhood Fundation’
‘Misioni është që t’u japim të rinjve mundësi që të mos bllokohen dhe të dërgojmë fëmijët në vështirësi ekonomike të shkojnë në Parkun Kombëtar të Los Anxhelesit për një periudhë 5 ditore-shpjegoi ish ylli i Los Anxheles Lejkërs.
Karim Abdul Xhabar shiti unazat e titujve NBA të fituar në vitet 1980, 1985, 1987 dhe 1988, kur luante në të njëjtën skuadër me një tjetër legjendë të Lejkërs, Mexhik Xhonson. por jo vetëm kaq, përvec unazave, legjenda e NBA nxorri në ankand edhe fanelën me të cilën luajti ndeshjen e tij të fundit në vitin 1988 si dhe topin me të cilin shënoi pikët e fundit të asaj ndeshjeje si dhe objekte të tjera që ishin të lidhura me karrierën e tij të shkëlqyera. ë ardhurat më të mëdha në këtë ankand u siguruan nga shitja e unazës së titullit të fituar në vitin 1987; 400 mijë Dollarë. ndërsa topi i firmosur me të cilin Xhabar kishte shënuar pikët e fundit u shit për 270 mijë Dollarë.
Karim Abdul Xhabar është një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e NBA, Kurrikulumi i karrierës së tij është mjaft e pasur, pasi ka fituar 6 tituj kampionë të NBA, është shpallur 6 herë MVP i sezonit dhe 2 herë MVP i finaleve. për më tepër ai është edhe shënuesi më i mirë në historinë e NBA.
sfidanti.al