Edhe ata që luajnë brixh dopingohen!

Lojtari nr.1 në botë në brixhin sportiv, Geir Helgemo, dështoi në testin e dopingut, duke u dënuar kështu që mos marrë pjesë në konkurrimet përkatëse gjatë një viti, njoftoi federata e brixhit të Monakos. Norvegjezi Helgemo doli pozitiv, pra se kishte përdorur klomifen, një preparat që stimulon dhe rrit përqëndrimin.

“Ky është një shembull klasik se dopingu përdoret edhe në sportet, ku aftësitë fizike nuk janë primare. Por, megjithatë, edhe kujtesa dhe përqëndrimi i mendjes mund tënxiten me substanca stimuluese të ndryshme. Neve na vjen keq që ishim të detyruar ta përjashtonim një vit nga konkurrimet Geir Helgemon që, në fakt, është i talentuar, por ne shpresojmë se ky dënim do të shërbejë si shembull për të tjerët që të mos përdorin preparate të ndaluar”, vuri në dukje Zhilber Vivaldi, njeriu nr.1 i federatës së brixhit sportiv.

Sfidanti.al