Një nga testet më të vështira të karrierës. i tillë është ky për Zhoze Murinjon, ndërsa informacionet nga Anglia tregojnë sesa rëndë do t’i kushtonte Mançester Junajtidit moskualifikimi për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Mediat britanike raportojnë se humbja më direkte do të ishte ajo që do të merrte nga vetë pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, dhe që arrin në 40 milionë stërlina, apo rreth 45 milionë euro.
Gjithsesi, ka edhe një tjetër “gropë” të zezë që do të hapej në rast dështimi. Bëhet fjalë për kontratën e stëmadhe sponsorizuese me kompaninë gjigande gjermane të veshjeve sportive, Adidas. Kontrata parashkon 750 milionë stërlina, apo rreth 850 milionë euro, por nëse Junajtid nuk arrin Championsin, klauzolat janë që klubi humb 30 për qind të vlerës, që do të thotë 250 milionë stërlina. Skuadra e Murinjos ka bërë startin më të dobët në “Old Traford” në 27 vitet e fundit, dhe ndodhet 8 pikë prapa zonës Champions.