Emeri e ndryshoi mendjen …më në fund i kënaqur nga loja e Ozilit

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, mbeti i kënaqur nga fitorja 3-0 e ekipit të tij kundër BATE Borisovit në ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Evropës, ndërkohë që ndeshjen e parë e kishte humbur 1-0.
“Ne duhet të tregoheshim shumë të kujdesshëm, sepse na duheshin dy ose tre gola që të kualifikoheshim. Lojtarët tanë i kryen siç duhet të gjitha detyrat e ngarkuara, ndërsa dërguan mjafrt topa në zonën e rreptësisë së kundërshtarit. Ne treguam efikasitetin tonë në sulm”, deklaroi trajneri spanjoll, duke veçuar më poshtë lojën e mirë të Mesut Ozilit.
“Sot, Ozili tregoi se çfarë di të bëjë në fushë dhe, nëse do të vazhdojë të luajë kështu, ai do të jetë në formacion. Sidoqoftë, ai herë do të jetë në formacion, herë në stolin e rezervave, sepse ne kemi edhe lojtarë të tjerë. Megjithatë, ai tregoi klas dhe kapacitet, duke kombinuar mirë me lojtarët e tjerë të ekipit. Mesuti tregoi se ai është i rëndësishëm për neve”.
Sfidanti.al