Alesandro Del Piero bëhet padron; blen një klub në Kaliforni

Alesandro Del Piero i befason të gjithë teksa nëpërmjet profilit të tij në Facebook bën të ditur se është bërë pronari i një klubi futbolli në SHBA ku edhe jeton dhe bëhet fjalë për një skuadër që e ka qendrën në Los Anxheles, ndërkohë që ngjyrat e kësaj skuadre janë e bardha, e zeza dhe grija

‘Pas një periudhe që e kalova në anonimat(e dini si jam gatuar, më pëlqen të rezervohem dhe qetësia) vendosa të ndaj me ju këtë eksperiencë të bukur për t’i rezervuar edhe meritat e duhura të gjithë skuadrës për rezultatet e arritura-shkruante në postimin e tij Del Piero-dua të falenderoj stafin teknik, atë drejtues dhe të gjithë lojtarët teksa afron sezoni i ri. E bëra këtë në privat, por e ribëj edhe tani, teksa po përgatitemi për rikthimin në fushën e lojës. Për mua arritja e suksesit të parë si pronar ka një shije të vecantë, të ndryshme, të re, argëtuese. Një shije që më pëlqen’

Skuadra LA 10 FC do të luajë në UPSL, Divizionin e Tretë të kampionatit amerikan të futbollit dhe është krijuar sipas frymës italiane duke krijuar që nga aspekti manaxherial i tij. Kompania e Del Pieros e ndryshoi emrin e kësaj skuadre që më parë quhej LA Roma FC që kishte mgjyrat verdhekuqe duke shprehur pasionin për ekipin e kryeqytetit italian.

sfidanti.al