Gafa e tifozit të Liverpulit, shkoi në Mynih për ndeshjen me Bajernin, por sfida luhej në Anfild

Janë disa gafa që mund të ndodhin edhe në vitin 2019 në epokën e rrjeteve sociale dhe të teknologjisë më të zhvilluar. Ka ndodhur dicka e tillë me një tifoz të flaktë të Liverpulit që sfidën e së martës në Ligën e Kampioneve me Bajernin e ndoqi në Mynih kur ajo ishte duke u zhvilluar në Anfild. Tifozi që quhej Pol, ishte i bindur se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave luhej në Alianz Arena dhe kështu, ashtu sic tregon ai vetë, në periudhën e Krishtlindjes prenotoi një fluturim për në Mynih.

‘Gjatë festimeve kisha pirë ndonjë birrë tepër dhe pasi bleva biletat për ndeshjen e vajtjes, prenotova fluturimin për në Mynih i bindur se këto aspekte ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk e kisha kuptuar se ndeshja ishte në Liverpul’. Megjithatë gjërat nuk shkuan dhe aq keq për Pol që e ndoqi ndeshjen në një studio televizive gjermane ku ai ishte i ftuar, sigurisht ishte një eksperiencë unike që Pol do ta kujtojë gjithnjë.

sfidanti.al