‘Plas’ te Interi para ndeshjes së Europa League; Ikardit i hiqet shiriti i kapitenit

Problemet nuk kanë të përfunduar në shtëpinë e Interit dhe në qendër të tyre vazhdon të jetë Mauro Ikardi. këtë radhë bëhet fjalë për shiritin e kapitenit, që klubi ia hoqi argjentinasit për t’ia dorëzuar Samir Handanovic. Vetë klubi zikaltër e ka konfirmuar këtë lajm nëpërmjet rrjeteve sociale. Mësohet se drejtuesit e Interit e morën këtë vendim të bujshëm pas shpërthimit të polemikave për rinovimin e kontratës së Ikardit që nuk është bërë ende.

Dhe e gjithë kjo ndodhi pikërisht në prag të ndeshjes së Europa League që Interi do të luajë ndaj Rapidit të Vjenës. Në këtë pikë një tjetër lajm surprizë vjen nga kampi zikaltër; bëhet fjalë për vendimin e trajnerit Spaleti për të mos e grumbulluar Ikardin për ndeshjen që do të luhet në Vjenë.
Në konferencën e tij për shtyp, trajneri Spaleti e komentoi kështu lënien jashtë skuadre të Ikardit për ndeshjen me Rapidin e Vjenës:

‘Ikardi u grumbullua për këtë ndeshje, por vendosi vetë që të mos udhëtojë për në Vjenë-tha Spaleti-ndoshgta nuk e priti mirë vendimin e dhimbshëm të klubit që erdhi me konsensusin e të gjithëve për të mirën e skuadrës’.

sfidanti.al