Emiliano Sala, sulmuesi argjentinas që humbi jetën pas rënies së avionit në Kanalin e La Manshit në mbrëmjen e 21 janarit, rezultoi se humbi jetën për shkak të goditjeve të pësuara në kokë dhe trup dhe se ai u identifikua falë gjurmëve digitale të gishtave.
Ky ishte rezultati i autopsisë së kryer pas hapjes së hetimeve për të gjetur shkaqet e vdekjes së 28 vjecarit në Dorset. Raporti i plotë i Air Investigation Branch nuk do të publikohet për një periudhë prej 6-12 muaj, por një relacion i ndërmjetëm mund të publikohet brenda 2 javësh. Ndërkaq nuk gjen paqe familja e David Ibotson, piloti i avionit Piper Malibu që ra në Kanalin e La Manshit.
Vajza e Ibotson, Daniel tha për Good Morning Britain tha se deri tani janë mbledhur 140 mijë Paund për të financuar operacionin e kërkimeve që do të kushtojë 2 herë më shumë se shuma e grumbulluar . ‘Nëse ke shpresa nuk duhet të dorëzohesh-tha Daniel-ai nuk do të rreshtte kurrë së më kërkuari’.
Zonja Ibotson pason idenë e vajzës së saj teksa deklaroi: ‘E dimë që nuk jeton më, por duam të na kthehet trupi-tha bashkëshortja e pilotit, Nora-ishte një bashkëshort i shkëlqyer, gjithnjë na ka mbështetut. E di që kushtet e motit nuk janë të mira dhe deti është i rrezikshëm, por kemi nevojë edhe për një kontroll të fundit’.
sfidanti.al